Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasja mes militantëve në Elbasan, Flutura Açka fton ministren Kushi: Të pimë një kafe, për të treguar se zgjedhjet do të jenë të qeta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9df7a51f164b06644034d7c75ce8ab07

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Flutura Açka ka folur për përplasjen e djeshme mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste në Elbasan.

Ajo ftoi ministren Evis Kushi për të pirë një kafe dhe për të treeguar që zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të qeta dhe pa trazira.

“Në fakt ishte një ngjarje e trishtë, nuk nderon asnjërën palë. Qytetaret elbasanas presin që ta bëjmë më mirë, Elbasani që ju përmendët, vatër e edukimit dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kulturave shqiptare përmendet për banda. Më vjen mirë që zonja ministre bëri një lloj distancimi, shpresoj që të jetë i sinqertë dhe jo mediatik. E ftoj të pimë një kafe me të, për të treguar se zgjedhjet në Elbasan do të jetë normale. Të rinjtë nuk duhet të jenë mish për top për një vend për ne në parlament. Unë isha prezente. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Jam dëshmitare e asaj që ka ndodhur. Grumbulli i qytetarëve, nuk mendoj se ishin përgatitur për provokim. Nuk ka arsye opozita të provokojë. Duam apo nuk duam ne, pushteti i sotëm pas tetë vitesh është i lodhur. T’i gjuash një kafshe të plagosur, e egërson më shumë atë. Rama ik, në çdo cep e sheh të shkruar. Më vjen keq për një gjë që ishte përtej një incidenti. Ky duhet të jetë një alarm edhe për median, për të bërë një analizë të thellë. Nuk është një çështje e brendshme, tani që po flas disa nga zyrat e opozitës janë kërcënuar nga ata personat që ishin në ato video. I është thënë ikni ose do iu vendosim flakët. A është e hijshme kjo”, tha Açka.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img