Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasja mes gjinekologëve, Kosova dhe Gliozheni sërish kundër, kësaj here për Tiranën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

785288393d92a636d2a6c19d723786ef

Orion Gliozheni, një prej mjekëve më të njohur gjinekolog në Shqipëri është vendosur në listën e PS-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Orioni, djali i mjekut të njohur Koço Gliozheni, pozicionohet në këtë mënyrë në fushatën për Tiranën, kundër kolegut të tij, Halim Kosova.

Megjithatë, përplasjet midis Kosovës dhe Gliozhenit nuk janë të reja, pasi kulmin e tyre e kanë arritur në padinë e dorëzuar në Gjykatën Tiranës, në vitin 2013, nga Gliozheni për Kosovën, gjatë kohës që ky i fundit mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë Berisha.

Gliozheni, Saimir Cenaimeri dhe Ilir Tashi, iu drejtuan Gjykatës pasi, pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër i shëndetësisë, Halim Kosova, me datë 30 prill 2013 i ktheu mbrapsht emërimet e shefave të shërbimeve, që ishin bërë me datë 4 prill 2013, nga dekanati i fakultetit të Mjekësisë. Urdhri në atë kohë i kandidatit demokrat për Tiranën, u hiqte të drejtën e emërimit të fituar me konkurs Orion Gliozhenit si shef i Klinikës së Gjinekologjisë, Ilir Tashës si shef i Klinikës së se Patologjisë së Barrës dhe Saimir Cenamerit si shef i Klinikës së Obstetrikës.

Gjykata vendosi të rrëzonte urdhërin e ish-ministrit Kosova, në favor të tre kolegëve të tij.

Lexo edhe:

Zbardhet lista e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ja emrat

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img