Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Përplasja me Uashingtonin dhe NATO-n, Hashim Thaçi njofton konferencën për media

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prishtina mund të jetë pranë një përplasjeje me SHBA-në dhe NATO-n për shkak të projektligjit për shndërrimin e Forcave të Sigurisë në ushtri të Kosovës.

NATO dhe Uashingtoni dënuan vendimin e Thaçit për t’i kërkuar Kuvendit ndryshimin e rolit të FSK me një ligj të posaçëm, pa qenë e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës, veprim që bllokohet nga deputetët serbë, me urdhër të Beogradit.

Presidenti i Kosovës pritet të zhvillojë gjatë mesditës një takim me ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë lidhur me këtë çështje.

Në orën 18:00 është njoftuar një konferencë për media e Thaçit dhe me interes pritet qëndrimi që ai do të mbajë pas reagimit të NATO-s dhe SHBA.

Në rast se Thaçi tërhiqet nga ligji për ushtrinë, pritet të përfitojë politikisht opozita kosovare, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe: NATO dhe SHBA kundër ushtrisë së Kosovës, paralajmërojnë Prishtinën për pasoja

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img