Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Përplasja” me Shehun dhe Spahon për vilën 760 mijë euro/ Flet Bardhi:  Zoti iu ruajtë mendjen, unë nuk përmenda emra

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme përplasjen në Kuvend me mbështetësit e Sali Berishës, Edmond Spahon dhe Tritan Shehun.

Ai tha në një intervistë në “ABC Neës” se që të dy, Spaho dhe Shehu janë në moshën e prindërve të tij, ndërsa u uron me ironi “pleqëri të mbarë.”

“Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet”, tha Bardhi.

Debatet ndodhën në seancën e djeshme, të cilat ndodhën për shkak të pyetjes që Gazment Bardhi bëri, teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalzëz i përket një ish-ministri të PD dhe për pasojë është peng te Edi Rama.

Referuar kësaj, deputeti i PD sqaroi se nuk ka përmendur asnjë emër, por mediat kanë përfolur disa prej tyre, përfshirë Edmond Spahon. Bardhi shtoi se ka kolegë në PD që janë peng te Edi Rama për shkak të aferave korruptive gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Nuk kam përmendur asnjë emër. Kam shtruar një pyetje për arsye etike duke qenë se se bëhet fjalë për një koleg në PD. Kam preferuar të mos bëj publik emrin. Unë personalisht kam preferuar të mos përmend emër. Emrat që ju thoni janë përmendur nga kolegët tuaj gazetarë. Unë e nxora si çështje. Është kthyer në modë në PD se kush mendon ndryshe nga Sali Berisha në PD etiketohet si i shitur. Aj pyetje ka qenë për t’u kthjelluar se cili prej kolegëve se nëse thua është i shitur duhet të kesh një të dhënë se më çfarë më ka blerë. Ndërkohë, që ka kolegë që realisht janë peng të Edi Rama. Një rast është ky që kam thënë. Kanë abuzuar kur kanë pasur besimin e demokratëve kur kanë qeverisur vendin”, u shpreh depueti Bardhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img