Një protestues tek Teatri Kombëtar ka humbur ndjenjat pak më parë.
Ndërkohë protestues të tjerë i kanë ardhur në ndihmë me ujë dhe frymëmarje artificiale, teksa ai vazhdonte të ishte i shtrirë.
Theksojmë që protesta për mbrojtjen e godinës së teatrit vazhdon të jetë e tensionuar prej disa orësh dhe aktorët janë ngujuar pa ushqim dhe ujë.