Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasja me kallash në Shkodër në 2021, 22 vite burg për Hot Doçin, lirohet i vëllai

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja me kallash në Shkodër në 2021, 22 vite burg

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Hoten Doçin, i cili ra në prangat e policisë pas përplasjes me armë më 20 mars 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Hoten Doçi është dënuar me 22 vite burg, pasi akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë", të parashikuar nga 79/dh-22 i K.Penal” dhe "armëmbajtje pa leje", ndërsa vëllai i tij, Marjan Doçi, i cili gjithashtu u arrestua më 20 mars 2021 është shpallur i pafajshëm.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 20 mars 2021 në Shkodër, ku pas një konflikti të çastit Besim Përloka i bëri pritje dy vëllezërve Marjan Doçi dhe Hoten Doçi dhe i qëlloi me armë zjarri.

Konflikti nisi në një nga lokalet në fshatin Bardhaj. Më pas Besim Përkola u largua nga lokali dhe mori armën për t’u bërë pritë dy vëllezërve që po ktheheshin në shtëpi. Edhe dy vëllezërit iu janë kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë. Marjan dhe Hoten Doçi u dërguan në spitalin e Traumës dhe më pas u arrestuan ku gjatë dëshmisë së tyre në polici thanë se nuk kanë patur konflikt me asnjë person dhe nuk e njihnin autorin.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese