Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja me Greqinë për Belerin, Hasani: Po diskutojmë për të gjetur një zgjidhje

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja me Greqinë për Belerin, Hasani: Po diskutojmë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur një konferencë me median, ku ka bërë bilancin e 2023, por ka folur edhe për prioritetet e 2024.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka negociata mes Athinës dhe Greqisë në lidhje me tensionet e krijuara së fundmi për shkak të çështjes Beleri. Hasani është shprehur se ka negociata mes dy vendeve për të gjetr një zgjidhje që do u japë një dinamikë të re vendeve për 2024.

“Ka negociata, ka ide, ka angazhim serioz nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje e cila do të japë një dinamikë të re për 2024-ën. Ne po vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona që angazhimi i Shqipërisë në raport me rrugën drejt BE të jetë sa më i qartë. Të gjitha detyrimet që kemi marrë përsipër të jenë të realizuara që në momentin e parë, organizimi i Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të jetë një pjesë që do t’i lidhet të gjithë këtij kontributi që është dhënë deri më tani.

Shpresojmë që në fillim të 2024-ës, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të realizohet dhe të gjitha problematikat të anashkalohen dhe ne të hyjmë në 2024-ën me ide të qarta drejt të qenit një anëtar i ardhshëm i BE. Ne na duhet të thellojmë reformat dhe të marrim përsipër detyrimet që ne vetë i kemi pranuar”, tha Hasani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese