Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Përplasja me armë zjarri në Tropojë, arresohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim: Iu kundërpërgjigj të shtënave drejt tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

c6136da77c5f9076a304899155e3f477

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Tropojës, është arrestuar sot. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet G.Rr.

Sipas njoftimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ka dërguar urdhrin për ndalimin e tij, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme“ mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Riza Hajdaraj dhe G. K.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.

Ditën e djeshme është arrestuar një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi Riza Hajdaraj. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit G. K. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img