Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e njësië
administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe për autorin, 41-vjeçarin Altin Marku.
Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po ata marrin mjekim, për shkak të plagëve të marrë gjatë përplasjes me armë të premten, në fshatin Kallmet.
Ngjarja ndodhi ditën e premte në fshatin Kallmet, në Lezhë, ku pas një debati mes Simonit dhe Markut, pati shkëmbim zjarri dhe që të dy morën plagë të rënda në trup.