Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Përplasja me armë në mes të Elbasanit, Artan Hoxha: Vis korçari duhet të mos shohë dritën e diellit, në 6 muaj është përfshirë në 4 ngjarje kriminale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72f9488493bd745fa4033510f12dbe64

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ashpër ku ka folur për përplasjen me armë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u përfshi Elvis Çaushllari, i njohur me nofkën ‘Vis korçari’, dhe Migert Qosja.

Hoxha ka thënë në Abc Neës se sipas të dhënave që ai kishte, në 6 muajt e fundit “Vis korçari” është përfshirë në 4 ngjarje kriminale. Sipas gazetarit, Elvis Çaushllari nuk duhet ta shohë dritën e diellit. “Në harkun kohor të 6 muajve, unë kam katër ngjarje ku është përfshirë ky person, në mes të qytetit. Si është e mundur?! Ai nuk duhet ta shohë dritën e diellit”, tha Hoxha.

Kujtojmë se, dy ditë më parë Çaushllari ka pasur fillimisht një konflikt verbal me Migert Qosen, e më pas ky debat ka kaluar në përplasje fizike derisa dy palët kanë nxjerr armët. I plagosur si pasojë e të shtënave mbeti Elvis Çaushllari, i cili la mjetin tip Mazda në mes të rrugës dhe u nis për mjekim drejt Tiranës me një mjet tjetër.

Ai u arrestua nga Policia në Spitalin e Traumës në Tiranë kur shkoi për mjekim. Ndërkohë, dje është zbardhur një pjesë nga dëshmia e tij. Ai ka thënë se nuk i njihte personat që e qëlluan dhe dje i kishte parë ata për herë të parë. Madje, para hetuesve ai ka mohuar të ketë konflikte.

5350e191fc6ecf6319fcf66f620dfd47_L.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img