Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Përplasja me armë në Lezhë, Prokuroria merr të pandehur Besnik Simonin dhe bashkëfshatari Altin Marku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Lezhës ka njoftuar mbylljen e hetimeve dhe marrjen të pandehur të ish-kreut të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni, si dhe bashkëfshatarin e tij, Altin Marku.

Organi i akuzës në Lezhë e akuzon Besnik Simonin për veprën penale “Plagosje në tejkalim të kufijve të vetëmbrojtjes” si dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Altin Marku akuzohet për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në muajin prill të këtij viti, të dy këta shtetas janë konfliktuar brenda mjediseve të Njësisë Administrative, pas një konflikti të çastit. 41 vjeçari Altin Marku ka qëlluar disa herë me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, duke e lënë të plagosur.

Po ashtu, edhe Besnik Simoni ka hapur zjarr me armën që mbante pa leje, duke plagosur Altin Markun. Të dy u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ish-kreu i Njësisë Administrative u la në “arrest shtëpie”, por vendimi u kundërshtua nga prokurori Françesk Ganaj.

Tashmë, Ganaj ka mbyllur dosjen dhe ka kryer hetimet e plota, në bazë të të cilave kërkon që të kthehet në qeli Besnik Simoni, e po ashtu bashkëfshatari që hapi zjarr i pari, Altin Marku, të marrë një dënim përfundimtar.

Më shumë


spot_img








spot_img