Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasja me armë mes biznesmenëve për pallatin në ish-Park, gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për 2 ortakët (EMRAT-VENDIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

baa8178b11bb595b2754565cc1172678

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “Arrest shtëpie” për dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar, pas konfliktit për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Parkut. Në pranga ranë dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, Klodjan Kamino, ndërsa policia thotë se e ka identifikuar personin që ka qëlluar me armë, por identitetin nuk ia bën publik për arsye hetimi.

Në pranga ra dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili akuzohet për vepërën penale “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, u arrestua për këtë vepër penale dhe Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç. Për të tre këta u vendos masa “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se, sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nsiur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img