Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini e cila mbajti një dëgjesë në Komisionin e Edukimit lidhur me çështjen e studentëve, është larguar nga mbledhja.
Largimi i ministres ka irrituar kryetaren e Komisionit, Albana Vokshi, e cila e ka quajtur si antiligjore.
Sipas saj kjo ka ndodhur për shkak se Edi Rama u ka kërkuar ministrave të largohen.
“Edi Rama të mos i kërkojë ministrave të braktisin komisionin. Do vë në dijeni ndërkombëtarët për këtë situatë”, tha Vokshi.
Më herët mbledhja u shoqërua me debate mes ministres Shahini dhe kryetares Vokshi. Ministrja u shpreh gjatë fjalës së saj se do të ketë 4 ndryshime të neneve në ligjin për arsimin e lartë.
Ndërsa nga ana tjetër Vokshi me tone të ashpra iu drejtua ministres duke i thënë se ajo po mashtron studentët, dhe sipas saj pranoi që nuk janë plotësuar kërkesat.