Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Përplasja e Xhaferrit me Dakon, reagon Edi Paloka: Ai është kryetari real i PS-së në Durrës, do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i PD-së në Durrës, Edi Paloka ka reaguar për përplasjen e Ferdinand Xhaferrit me Vangjush Dakon.

Përmes një deklarate për mediat, ai ka thënë se Dako, si njeriu më i afërt i Ramës në Durrës provokoi dhe fyeu Xhaferrin.

albsig

Sipas Palokës, Vangjush Dako është kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrësit. Ai është shprehur se do të vazhdojë të luftojë për demokracinë.

Deklarata e Edi Palokës:

Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.

Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listёn e Departamentit tё Shtetit Amerikan si figura mё e korruptuar dhe e lidhur me krimin nё Shqipёri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisё Demokratike nё Durrёs, Z. Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi nё ambjentet e Pallatit tё Sportit nё, ku numёroheshin votat e KZAZ 21 nё Durrёs. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjё moment të tregojë se ai ёshtё kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrёsit.

Sot fryma e ndryshimit ёshtё mё e madhe se asnjёherё tjetёr. Ne jemi mё tё fortё dhe mё tё vendosur se kurrё dhe me vendosmёri ne do tё luftojmё çdo ditё pёr tё mbrojtur demokracinё dhe për të sjellë sё bashku njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin tonё.

Ne do tё vazhdojmё tё luftojmё derisa demokracia tё fitojё.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img