Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Përplasja e urbanit në qendër të Tiranës, Policia: Janë plagosur 4 pasagjerë, ndodhen në spital

spot_img

Lajme të ngjashëm

4 pasagjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e urbanit të linjës së “Kopshtit Zoologjik” në Tiranë. Sipas Policisë, pasagjerët e lënduar ndodhen në spital dhe po marrin mjekim.

“Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftojnë Blutë e Tiranës.

Shkak i përplasjes dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të urbanit, i cili ka tentuar të parakalojë një urban tjetër në dalje të kthesës te Bashkia, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e Ministrisë së Bujqësisë.

Urbani i linjës së “Kopshtit Zoologjik” ka qenë duke parakaljuar urbanin e linjës së “Tiranës së re”. Nuk dihet se cili prej dy mjeteve është bërë shkak për përplasjen, por grupi i hetimit ndodhet aty dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img