Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Përplasja e qeverisë me bizneset për muzikën, Dritan Leli merr rolin e ndërmjetësit: Krijohet ndotje akustike, për diskoteka ka vende të caktuara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është takuar sot me përfaqësues të bizneseve që protestojnë kundër afatit të mbylljes së muzikës në orën 22:00.

Vetëm një ditë pas përplasjes me forcat e policisë, çka solli bojkotin e shërbimeve nga rreth 90 lokale përgjatë Lungomares, kryeministri Edi Rama reagoi duke shpjeguar se orari i muzikës lidhet më tepër me shqetësimin e asaj pjese të turistëve që duan të pushojnë në orët e vona.

Por edhe Leli ka vendosur të mos mbajë krahun e biznesmenëve në qytetin që drejton, dhe as të qeverisë. Kryebashkiaku i Vlorës ka marrë rolin e ndërmjetësit dhe teksa u ka thënë bizneseve se muzika e tyre e lartë shpesh shkakton ndotje akustike dhe situatë të padurueshme.

“Nuk është takimi i parë, është takimi i radhës në lidhje me këto problematika për sezonin turistik. Sot diskutuam për protestën e organizuar dhe për solidaritetin e fashës orare. Në shumicën e rasteve krijohet një ndotje akustike, apo kur ka muzikë DJ që krijohet një situatë e padurueshme. Ndërkohë që ka vende të caktuara për diskoteka. Ne kërkojmë muzikë me zë të ulët,” ka thënë ndër të tjera Leli.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img