Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Përplasja e pllakave tektonike, arsyeja e tërmeteve të shpeshta në Itali dhe rreziku që i kanoset Shqipërisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

03254bca6f80b4a90e450d35b83be217

Prej më shumë se dy muaj qytetet e Italisë Qëndrore nuk kanë gjetur qetësi për shkak të tërmeteve të shpeshta, nga më vdekjeprurrësi, ai i datës 24 gusht që i mori jetën rreth 300 personave deri te më i fuqishmi, ai i mëngjesit të sotëm më i forti në 3 dekadat e fundit.

Por shkak për tërmetet e shumta jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi e Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, është përplasja e pllakave tektonike, asaj afrikane dhe të Adriatikut, raporton “Newsbomb.al”.

Qendra e Italisë ndodhet pikërisht në mes të këtyre pllakave ku po ndodh subduksioni, procesi gjeologjik ku pllaka tektonike afrikane lëviz poshtë asaj të Adriatikut (7 mm në vit) duke u zhytur nën mantelin e tokës.

asdf3f3wf3fffffeenshot_1.jpg

Në pjesën e Ultësirës Perëndimore shqiptare dhe bregdetin grek, kjo pllakë lëviz drejt europës me 9 milimetra në vit. Ndërsa në Turqi, ku konsiderohet edhe një na zonat me rrezikshmëri më të lartë, ajo përparon me 10 mm në vit, raporton “Newsbomb.al”.

Sipas Shërbimit Sizmiologjik Zviceran dhe atij amerikan, Shqipëria, Greqia, Turqia dhe Italia janë shtetet me rrezikshmëri tepër të lartë nga ndërveprimi kompleks i pllakave tektonike. /Newsbomb.al/

Më shumë

spot_img
spot_img