Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përplasja e Pjerin Ndreut me “Shqiponjat”, Basha drejton gishtin nga shteti: Ka policë të ndershëm, por janë tradhëtuar nga regjimi i krimit Rama-Doshi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish sa i takon ngjarjeve të fundit dhe policisë së shtetit, konkretisht ngjarjes së Lezhës dhe përplasjes së kryetarit të Bashkisë atje, Pjerin Ndreu, me efektivët të cilët ishin në krye të detyrës.

Ai komenton daljen për mediat të kryeministrit Edi Rama sot, teksa thotë se ishte pa përgjigje, pasi vetë shteti është i lidhur me krimin.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Basha thotë se ka policë të ndershëm, por që janë të tradhëtuar nga sheti i cili i përdor si vegël për të ruajtur lidhjet e pushtetit me krimin.

Reagimi i Bashës

Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.

Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!

Screenshot 1 52

LEXO EDHE: PD reagon ashpër për Pjerin Ndreun: Duhet të jetë në BURG sepse është i njejti që në dosjen 184 fluturonte…

Më shumë

spot_img
spot_img