Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasja e Metës me policinë, Gjonaj: Sjellje e papranueshme! I përgjigjet presidenti: Ajo duhet të ishte në burg për falsifikim

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta - Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka quajtur të papranueshme sjelljen e presidentit Meta në selinë e FRD-së, ku u përplas me policët bashkiakë.

Ajo tha se Meta veproi jashtë veshjes së presidentit dhe është e papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij.

E njëjta situatë në Elbasan në Ditën e Verës ku të gjithë njerëzit presin të kenë momente qetësie... Situtatë e papranueshme e Metës. Presidenti i ka të përcaktuara kompentencat duke përbërë atë që quhet unitet i popullit. Në këtë rast është jashtë veshjes së presidentit. E papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij s’bëhet fjalë për një ndërtesë që i përket presidentit, aq më tepër kur shfaqje të tilla jepen nga zyrtarë të lartë nga kreu i shtetit çfarë shembulli japim te njerëzit", tha ajo në Report Tv.

Por përgjigja për të ka qenë e menjëhershme nga presidenti Meta, i cili i ftuar në Syri Tv tha se Gjonaj duhet të ishte në burg për falsifikim.

“Kur vjen nga ajo njëherë. Duhet të ishte në burg për falsifikim, duhet të ishte në burg. Do ta marri përgjigjen nga populli i Tiranës”, tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll