Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Përplasja e Metës me policët e Bashkisë te FRD-ja, juristja Gjikondi: Qesharake dhe shembull i keq, Presidenti tregon si mund të bëhet vetëgjyqësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristja Brizida Gjikondi thotë se prezenca e presidentit Meta te zyrat e FRD-së, ku pak ditë më parë u regjistruan përplasje mes tij dhe policisë bashkiake, ishte qesharake dhe një shembull shumë i keq.

E ftuar në “PolitikON”, Gjikondi tha se me veprimet e tij Meta tregoi se si mund të bëhet vetëgjyqësi. Sipas saj, çdo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykatën administrative, siç e parashikon dhe kontrata.

“FRD-ja ka pasur një kontratë 5-vjeçare me bashkinë e Tiranës për 5 vite që i mbaronte tani. Në atë kontratë thuhej që për çdo mosmarrëveshje do t’i drejtoheshin gjykatës administrative të shkallës së parë.

Ironia më e madhe këtu është se njëri nga nënkryetarët e bashkisë është nga FRD-ja. Prezenca e presidentit ishte qesharake dhe groteske dhe shembull shumë i keq se si mund të bëhet vetëgjyqësi duke mos i besuar kontratave dhe ligjeve. 

Meta të kishte bërë të njëjtën gjë me Teatrin, doganën e Kukësit, Astirin dhe minierat, do të kishte sens, por të shkojë në një mosmarrëveshje personale, çka tregon se është një kakofoni politike”, tha juristja.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img