Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasja e mediave, PD: Rama e bojkotoi lumturimin e martirëve, urdhëroi TVSH-në të ndërpresë sinjalin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

98959773794f7fdcf3b97f766eb9cde1

Partia Demokratike ka reaguar pas përplasjes së RTSH-së me tre televizione informative për shkak të ndërprerjes së sinjalit gjatë ceremonisë së lumturimit të 38 martirëve në qytetin e Shkodrës.

Në deklaratën e PD-së thuhet se kryeministri Edi Rama e bojkotoi këtë ngjarje të përmasave botërore si dhe urdhëroi RTSH-në të ndërpresë sinjalin për tre televizione informative.

Sipas partisë më të madhe opozitare, këto akte dëshmojnë përbuzjen e Ramës për sakrificat sublime të klerit.

Lexo edhe: Lumturimi i 38 martirëve, “plas konflikti” mes shoqatave të gazetarëve dhe TVSH, shoqatat: TVSH akt banditesk. Reagon Gëllçi i TVSH: S’mund të na vjedhin punën

Reagimi i Partisë Demokratike:

Lumturimi i 38 martirëve, nga Papa Francesku, në një ceremoni të zhvilluar në Shkodër eshte një ngjarje unike për Europën dhe Botën.

Për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e sotmja eshte një ditë reflektimi dhe ndjese për krimet cnjerëzore komuniste ndaj lirise dhe besimit ne Zot.

Por Edi Rama zgjodhi ta bojkotojë këtë ngjarje të përmasave boterore. Jo vetem nuk denjoi te ishte i pranishem por urdhëroi TVSH të ndërpresë sinjalin në mes të aktivitetit për tre televizione të rëndësishme në vend, Neës 24, ABC-Neës dhe Ora Neës.

Duke bojkotuar këtë ngjarje kombëtare me përmasa botërore e historike, ku kryeministri nuk mund të mungojë për asnjë arsye, duke urdhëruar ndërprerjen e sinjalit televiziv, Edi Rama i kujtoi cdokujt se kush është dhe kujt i përket.

Edhe të enjten në Parlament në mënyrë demonstrative ktheu fundshpinen kur po votohej rezoluta e Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit e kur po lexoheshin emrat e martirëve dhe vuajtjet e tyre. 

Me keto akte të ulëta Rama dëshmon përbuzjen dhe përcmimin për sakrificat sublime të klerit. Ne vend të frymes së pajtimit, paqes dhe bashkimit ai zgjedh si perherë, përcarjen, urrejtjen dhe konfliktin. Shqiptaret duhet të bashkohen për ti thënë JO, Edi Rames, të shkuarës së krimeve, të shkuarës së konfliktit. Ai nuk përfaqeson as të sotmen, aq më pak të nesërmen e Shqipërisë. Shqipëria ka nevoje për paqe, bashkim dhe harmoni. #Shqiperia më mirë pa Edi Ramen.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img