Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasja e Laskës me Halilin te sheshi “Shqiponja”, Policia i procedon penalisht të dy (Njoftimi)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë presidentët e dy klubeve të Superligës Shqiptare.

Bëhet fjalë për presidentin e Tiranës dhe atë të Laçit, Refik Halili dhe Pashk Laska, të cilët janë konfrontuar fizikisht ditën e sotme te sheshi i njohur si “Shqiponja”, në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal”, bën me dije policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese