Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasja e Laert Vasilit me aktivistët, del video nga një këndvështrim tjetër gjatë ndërhyrjes së policisë

Shkruar nga Newsbomb
Aktori Laert Vasili

Pas pretendimit të aktorit Laert Vasili se është sulmuar fizikisht nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe pas reagimit nga Aleanca për Mbrojten e Teatrit, është publikuar edhe një video e re nga momenti i ‘përplasjes’ mes aktorit dhe aktivistëve.

Video e publikuar ka treguar momentet kur forcat e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar dhe për të shmangur përplasjen.

Aleanca për Mbrojten e Teatrit në reagimin e saj e ka quajtur një manovër të inskenuar nga pushteti këtë incident dhe që kërkon pretekst për ndërhyrje me forcat e policisë.

Aktivistët e Aleancës kanë treguar se për të verifikuar provokimet e Vasilit mund të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në sheshin pranë Teatrit Kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll