Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja e Kurtit me Vuçiçin në OKB, Rama: Seancë e pakuptimtë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja e Kurtit me Vuçiçin në OKB, Rama: Seancë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar lidhur me përplasjen mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku debatuan për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë.

Përmes një reagimi në platformën “X”, kryeministri Rama e ka cilësuar si të pakuptimtë seancën e djeshme, duke theksuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën.

Sipas Ramës, Kosova dhe Serbia, si dy vende të cilat aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohen plotësisht në dialogun që Europa i ka servirur dhe të fokusohen në arritjet e marrëveshjeve, të cilat janë kyçe për qytetarët e të dy vendeve.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkruan kryeministri Rama.

Teksa ka theksuar edhe njëherë qëndrimin që Shqipëria ka, kreu i qeverisë shqiptare ka ripërsëritur thirrjet për kryeministrin , Albin Kurtin, për rëndësinë që duhet t’ i kushtojë koordinimit me aleatët kryesorë të Kosovës.

“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama ndër të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së djeshme në Këshillin e sigurimit në OKB, ku ishte përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se asnjë shtetas serb që jeton në Kosovë nuk ka refuzuar eurot. Sipas tij, dinari serb nuk është ndaluar por që valuta zyrtare në Kosovë është euro.

“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb ka thënë se nuk i marrë kurrë këto para sepse janë euro”, është shprehur Albin Kurti.

Ndërkohë, presidenti serb vazhdoi propagandën e tij, duke u shprehur se vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës shënjestron drejtpërdrejt serbët për t’ua “bërë të pamundshme jetesën” e tyre në Kosovë.

LEXO EDHE: Përballja në Këshillin e Sigurimit, Albin Kurti rrëzon propagandën e presidentit serb

“Liderët shqiptarë përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për të dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse serbe. Ngjarja, lëvizja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës ku lëvizja është për të ndaluar dinarin. Më pas ka vazhduar një set sulmesh duke bërë që mbijetesa e tyre në provincën jugore varet në masë të madhe nga mjetet që vijnë nga buxheti i Serbisë. Pra, është sulm ndaj popullatës serbe”, tha Vuçiç.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese