Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
23 %
3.6kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Përplasja e fortë te Trauma, Lleshaj-Spahisë: I pafytyrë, legen… (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

700f96dc96be6e0a9c16eb1cc992c201

Ka degjeneruar në përplasje të fortë mes ish deputetit të PD, Bardh Spahia dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj te Trauma.

Mbërmjen e djeshme pas protestës së opozitës, ministri ka qenë në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e plagosur, i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit. Por teksa Lleshaj po bëhej gati për një deklaratë për mediat aty ka qenë dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia si dhe zyrtarë të tjerë të PD-së.

Truprojat e ministrit kanë larguar ish-deputetin, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet në distancë.

Sandër Lleshaj: Ik ore shiko bëj punët e tua… Ik andej!

Bardh Spahia: Puna ime është kjo. Ju po i trajtoni shqiptarët si kriminelë

Ndërkohë, pas kësaj Lleshaj dhe Spahia janë përplasur edhe në ambjentet e brendshme të spitali, madje duke kaluar edhe në ofendime personale

Lleshaj: Me cfarë statusi?

Spahia: Me statusin e përfasqësuesve të opozitës. Kur u bëre ti ministër imagjino ca statusi duhet. Mbaj përgjegjësi. E keni të afërt të fundit. Edhe serbët nuk sillen kështu. Shiko cfarë u keni bërë qytetarëve, edhe policëve të gjorë.

Lleshaj: Kush u ka bërë qytetarëve? Me atë dorën tënde të zezë u ke bërë qytetatëre. More i paftyrë, legen…

Në këtë moment ndërhyjnë efektivët e policisë për të mos degjeneruar më tej përplasja.

Më shumë

spot_img