Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Përplasja e Dritan Lelit me Këshillin Bashkiak, Arben Malaj i del në krah kryebashkiakut: Anëtarët e Këshillit janë në shkelje, të vendosin ligjin mbi besnikërinë partiake

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe Këshilli Bashkiak janë përplasur ditët e fundit në lidhje me vendimin e bashkisë për Sekretarin e Këshillit Bashkiak, Agron Gjipalin, i cili është njoftuar se ka plotësuar kushtet për të përfituar pension.

Këshilli Bashkiak ditëbn e sotme u mblodh në Universitetin “Ismail Qemali” për këtë çështje, ndërkohë që Leli u fut në mbledhje online, duke sqaruar si qënronte e vërteta e Gjipalit.

Ndërkohë, ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar për këtë çështje , duke i dalë në krah kryebashkiakut Leli. Ai thotë se 40 anëtarët e Këshillit Bashkiak janë në shkelje ligji, pasi ndërprerja e marrëdhënieve të punës kur mbush moshën duhet të jetë automatike. Sipas tij, duhet të ishte Këshilli që duhet të kërkonte plotësimin e vendit vakant të Agron Gjipalit, pas daljes së tij në pension.

Malaj u bën thirrje anëtarëve të Këshillit që të vendosin ligjin mbi besnikërinë apo interesave korruptive.

Postimi i plotë i Arben Malaj:

Agron Gjilali eshte nje koleg qe e meriton mirenjohje per dashurine dhe integritetin qe i ka sherbyer Vlores. Por 40 anetare te Keshillit Bashkiak (KB)  jane ne shkelje ligji 

Sepse   nderprerja e marredhenive te punes kur mbush moshen e pensionit eshte automatike. Kryetari i Bashkise thjeshte nxjerr   urdherin administrative per degen e finances. Per kete nuk duhet miratim  aq me pak me  vota sepse krijon situata publike dhe financiare deri qesharake.

Kjo mbledhje nuk mund te merrte vendim a ka mbushur moshen e pensionit apo jo miku im Gjipali.

Kryetari i Bashkise urdherin per finance per ndeprerje te marredhenueve per mbushje moshr pensioni duhet ja bente cc Kryetarit te  KB  qe ka  mbi nje vit qe e di moshen e pensionit te sekretarit te KB,  dhe  duhet ti kishte  filluar procedurat ligjore perzgjedhese te sekretarit te ri te KB te Vlores disa muaj perpara ketij afati.

Duhet te ishte kryetari i KB  ai duhet te kerkonte plotesimim e vendit vakant te z  Gjipali ngs dalja e tij ne pension.

E dyta – Vlora ka qindra familjare te mire arsimuar deri edhe me master shkencore qe nuk gjejne dot nje vend pune sipas arsimimit te tyre.

Lirimi natyrore i vendit te punes per shkak dalje ne pension eshte –  A-ja e manaxhimit, freskimit dhe permiresimi te administrates publike ne nivel vendore dhe kombetare!

Koleget e KB Vlore duhet te vene ligjin mbi ” besnikerine”  partiake apo interesave neopolitike apo  korruptive.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img