Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja e demokratëve me socialistët/ Braçe bën paralajmërinin e FORTË: Deri tani kemi qendruar larg, por në 30 qershor do JEMI KUDO

Shkruar nga Newsbomb

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një paralajmërim të fortë për atë që mund të ndodhë në 30 qershor, ditë kur socialistët do të garojnë në zgjedhje pa opozitën.

Braçe i referohet udhëzimit të dalë nga selia blu për 30 qershorin, ku mes të tjerash Basha ka dhënë porosi që të ketë përballje me policinë, por jo me militantët socialistë, ndërsa kërkohet po ashtu të shmanget dhuna.

Sakaq, Braçe shprehet se atë ditë socialistët do të jenë kudo, sipas tij për të mbrojtur votën.

"Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo në #30QERSHOR.

Jo per ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan! Ne do jemi aty për #TeDrejtëneVotës!", shkruan mes të tjerash Braçe.

Theksojmë se ky është paralajëmrimi i parë nga ana e socialistëve, të cilët deri më tani kanë shmangur përballjet me opozitën, madje edhe në panelet televizive.

Reagimi i plotë:

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!

POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!

PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!

PREJ SAJ VJEN BURGU DHE

PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni,

“te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

Si vijoni,

“eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

Si e mbyllni,

“te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni,

ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.

Jo per ju, fare fare!

Nga ne nuk u vjen e keqja,

imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!

Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.

Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij,

askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

Pra pa frike!

Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,

tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu,

madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne,

pra pamundesoni votimet!

#7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron!

Pas burgut vjen izolimi perjete!

Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI,

nuk do ju ngelet me asgje, zero,

duke nisur nga placka qe keni vene.

A ja vlen?

Une them jo!

A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?

A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?

Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje,

sa te pabarabarte jeni me ta dhe

sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

Dite te mire!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll