Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Përplasja e biznesmenit Luca me pedagogun, flet Luçiano Boçi: Më sulmoi dhe kërcënoi me jetë (Publikon FOTON pas ngjarjes)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1e8915e546aa4006e9be417b22c205b8

Pedagogu i njohur, kandidati për deputet në listën e Elbasanit për PD, Luçiano Boçi ka reaguar për mediat pas përplasjes që pati me biznesmenin Gjergj Luca, në një nga bizneset e tij.

Profesori Boçi thotë se ky agresion ka qenë me motive politike dhe se këto janë incidente të inskenuara nga Rama, pasi të majtët janë në panik.

Boçi në versionin e tij thotë se gjatë takimit ka qenë Luca që i është afruar dhe e ka sulmuar madje duke e kërcënuar me jetë. Për Newsbomb.al ai tha se është duke zhvilluar procedurat e duhura në prokurori, lidhur me ngjarjen që ka ndodhur më herët.

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat. Përdorin mjeke antipolitike, Rama të gjejë një mënyrë tjetër”, ka thënë Boçi në prononcimin ne tij për mediat.

162084877_190285292584676_2111625600611912580_n.jpg

LEXO EDHE:

‘Më ka vjedhur telefonin!’ Pas sherrit Gjergj Luca akuzon Boçin, i përgjigjet gazetares që e pyeti për plagët: Kam një shenjë që po ta tregova s’do të vijë mirë

Plas sherri në Elbasan, demokrati Luçiano Boçi përplaset fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca

Më shumë

spot_img
spot_img