Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Përplasja e Ambasadores Kim me Metën, flet Rama: Ai është zhele, po e bën edhe dinjitetin e vendit zhele

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen e fortë mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe presidentit Ilir Meta.

Kim i dërgoi mbrëmjen e sotme një mesazh të fortë Metës, duke i kërkuar t’i japë fund kërcënimeve për zgjedhjet e 25 prillit me “sfurqe”, duke thënë se do të mbajë përgjegjësi për pasoja që mund të sjellin këto deklarata. Nga ana tjetër, Meta e ka quajtur ambasadoren Kim si të njëanshme dhe ka deklaruar se ka patur presion prej saj.

albsig

Rama tha se kjo është arsyeja që shqiptarët në 25 prill duhet të tregojnë me votë se çfarë Shqipërie duan.

Deklarata e Ramës në emisionin “Open”:

Komentin që bëj, e bëj duke iu drejtuar gjithë atyre që na ndjekin tani, Në 25 prill të votoni për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele, nga një president zhele. Është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëria që javën e ardhshme pret stërvitjen më të madhe të NATO, një vend që është kandidat për çeljen e negociatave, të dëgjosh një të dehur komplet, që fatkeqësisht është presidenti i shqiptarëve. Problemi është çfarë shqipërie duan shqiptarët, një Shqipëri që të kthehet në një kurs përplasje me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet përfundimisht nga Meta, Berisha dhe t’i japë opozitës një arsye të fortë për të reflektuar dhe për t’u zgjuar pas kaq vitesh

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img