Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Përplasja e aktivistëve me Policinë, flet Lleshaj: Sfiduan ligjin, efektivët bënë detyrën me korrektësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

42b8fa8a8ae7e9d9b787d1f1aed47e1b

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se aktivistët që protestuan pak ditë më parë te Sheshi Skënderbej në Tiranë dhe u përplasën me Policinë, kanë shkelur ligjin.

Në emisionin Opinion, Lleshaj tha se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk i lejon grumbullimet dhe aktivistët sipas tij e sfiduan hapur ligjin.

“Shkelje e hapur e ligjit. Shkelje e ligjit nga ata që ju i quani aktiovistë të shoqërisë civile. Ata sfiduan ligjin se në gjendjen e fatkeqësisë natyrore ndalohen grumbullimet. Edhe sikur tre veta të jenë.

Disa personazhe kanë artikuluar fjalën turp për Policinë e Shtetit. Askush në këtë vend nuk mund të artikulojë atë fjalë për Policinë e Shtetit. E njëjta gjë ka ndodhur në të njëjtën ditë në Gjermani, përpara Budestagut.

Unë policëve nuk iu them asgjë, iu them që kanë bërë detyrën me korrektësi të plotë. Unë do iu them disa të tjerëve që të bëjnë kujdes me artikulimet e tyre ndaj Policisë”, u shpreh ministri Sandër Lleshaj.

Më shumë

spot_img