Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Përplasja e Akil Panos me komunitetin e LGPT, klerikët bëhen bashkë: Kundër martesës së të njëjtit seks dhe ndryshimit të termave nënë e baba

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas përplasjes së pastorit Akil Pano me komunitetin e LGBT, duket se në krahë i ka dalë edhe hoxha Ahmed Kalaja.

Duket se klerikët janë bërë bashkë pasi ndajnë të njëjtin mendim për martesën kundër së njëjtës seks si dhe kundër ndryshimit të temave nënë dhe baba.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalaja shkruan se “së bashku me pastorin Akil Pano si edhe me klerikët e tjerë për të mbrojtur traditën shekullore; për të mbrojtur tradicionalen”.

Postimi i plotë:

Së bashku do ia dalim.

Kualicioni Qytetar Për Mbrojtjen e Familjes përballë çdo aleance që është kundër familjes.

Kafe mëngjesi për ditë më të mira.

Në një kohë që qeliza; bërthama e një shoqërie familja vihet në diskutim ne jemi një përballë çdo stuhie që mund të kanosë jetën apo shëndetin e embrionit të jetës FAMILJEN.

Së bashku me pastorin Akil Pano si edhe me klerikët e tjerë për të mbrojtur traditën shekullore; për të mbrojtur tradicionalen.

Së bashku me zërin e lirë për tju vënë ballë asaj “lirie” që mëpërkëmb vlerat.

Së bashku me shoqërinë civile e cila me termin civilizim nuk ka kuptuar kurrë si shembjen e themelit mbi të cillin ngrihen të gjitha civilizimet. Ai themel është FAMILJA.

Së BASHKU  për ti thënë jo :

1- Ndryshimit të ligjit mbi martesën, e cila është edhe duhet të vazhdojë mes një mashkulli edhe një femre dhe jo mes një mashkulli edhe një mashkulli APO një femre edhe një femre; APO mes dy personash.

2- Ndryshimit të ligjit për ndryshimin termit nënë, baba; mami, babi; në kodin e familjes,me prindi një edhe prindi dy.

3- Ndryshimit të ligjit mbi birësimin ku çiftet dymashkullore apo dyfemërore të kenë të drejtën e birësimit të fëmijve pa prindër. Për shkak të traumës psiqike edhe psikologjike që do të pësojë një fëmijë i brishtë i pastër i rritur natyrshëm bio me mami femër e babi mashkull.

4- Ndryshimit të ligjit mbi favorizimin e tyre, në ligjin mbi strehimit apo punësimit ndaj qytetarëve të tjerë të cilët janë natyrshëm edhe jetojnë natyrshëm pa prapashtesa apo parashtesa.

Së bashku të gjithë pa ndasi në përballjen me tronditjen që mund të pësojmë si shoqëri pakuptuar!

Së bashku se vetëm së bashku mund tja dalim;

Mos na lini vetëm!

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img