Hapësire reklamuese

Politikë

Përplasja Ademi-Ndreu, Këshilli Europian i Bashkive ngrin statusin e anëtarësisë së shoqatës dhe jep “ULTIMATUM”: Nisni dialogun!

Shkruar nga Newsbomb

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar pas përplasjes politike mes kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Deri në zgjidhjen e këtij konflikti mes palëve Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka ngrirë statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive. I gjithë debati mes tyre ka të bëjë me postin e kreut të Shoqatës së Bashkive Shqiptare.

Ndreu pretendon se është zgjedhur kryetar i Shoqatës, ndërkohë Ademi, kryetarja në detyrë thotë se zgjedhja e tij është bërë nga bashki që nuk janë anëtare të shoqatës. Për Këshillin Europian të Bashkive dhe Rajoneve kjo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet me dialog politik dhe teknik.

Me anë të një deklarate zyrtare, ata thonë se duhet një vizion i përbashkët në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri-tjetrit.

"Komiteti i Politikave i Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve (CEMR) shpreh shqetësim të thellë në lidhje me iniciativën e fundit të një grupi kryetarësh, anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Autonomisë Vendore (SHAV),  e cila ka përfaqësuar historikisht bashki të një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) pa qenë formalisht anëtarë të saj. SHBSH është anëtare e CEMR prej shumë vitesh.Vitin e kaluar, Komiteti i Politikave shqyrtoi kërkesën e SHAV për të qenë anëtare e CEMR. Kjo kërkesë nuk u pranua dhe të dyja shoqatat u inkurajuan të diskutojnë, punojnë dhe përfaqësojnë së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qeverisjes vendore në Shqipëri. Duke marrë parasysh rolin tonë të rëndësishëm në përfaqësimin e interesave të qeverive vendore dhe rajonale të Evropës dhe shoqatat e tyre, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe të dy shoqatave të nisin menjëherë dialogun politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në respektimin e plotë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri tjetrit.

Ne jemi në dijeni të mosmarrëveshjeve ligjor në lidhje me zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje të dyja palëve të punojnë për të gjetur gjuhën eë përbashkët në interes të komuniteteve vendore shqiptare.Në lidhje me parimet e Kartës Evropiane për Autonomi Vendore dhe parimet e CEMR në lidhje me pluralizmin politik dhe vlerat demokratike, ne do të ngrijmë statusin e anëtarësisë së SHBSH deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve.Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politikë dhe dy shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu