Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përplasi të moshuarën me makinë dhe u largua, arrestohet në plazh Endri Zaja, i kërkuar edhe për dy vjedhje në markete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Endri Zaja, 22-vjeçari që përplasi pak ditë më parë një të moshuar në Durrës, është vënë në prangat e policisë.

Më datë 15 ky person me mjetin e tij tip Toyota përplasi 74-vjeçaren e cila përfundoi në spital dhe pas mjekimit u dërgua në banesë.

Endri Zaja siç njofton policia është autor i dy grabitjeve më datë 10 dhe në datë 14 qershor, në Durrës.

Screenshot 4 27

Njoftimi i policisë

Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i 2 vjedhje në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë.

Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M. Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.

Më shumë

spot_img
spot_img