Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
46 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Përplasi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal për ta fshehur, Policia e Elbasanit arreston shoferin dhe i sekuestron “Audin”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avni Hysa, 48 vjeç, është arrestuar nga Policia e Elbasanit pas 10 ditësh hetime intensive. Ky shtetas dyshohet se ka përplasur me mjetin e tij tip “Audi” 83 vjeçarin Alush Sinkolla, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, shoferi e hodhi të moshuarin në kanal që të mos gjendej.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes”.

albsig

spring

Policia sekuestroi dhe mjetin “Audi” me të cilin ky shtetas aksidentoi 83-vjeçarin nga Cërriku. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në  Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img