Hapësire reklamuese

Rajoni

Përplasi për vdekje studenten në Greqi, shqiptari shprehet i penduar: Më vjen keq...

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje studenten në Greqi, shqiptari shprehet i

27-vjeçari shqiptar që përplasi për vdekje me makinë  studenten 21-vjeçaren greke në Selanik një vit më parë është shprehur i penduar para gjykatës.

Në senacën gjyqësore, e cila po mbahet sot në Selanik, 27-vjeçari ka thënë se i vjen shumë keq për atë që ndodhi. Ai theksoi se momentin e aksidentit fatal po lëvizte me 55 km/h.

“Më vjen keq për atë që ndodhi. Ajo doli papritmas para meje, nuk e pashë. I shtypa frenat, por makina lëvizi në drejtim tjetër”, tha shqiptari në gjyq.

Ndërkohë nëna e 21-vjeçares nga Kreta ka kërkuar nga gjykata dënim maksimal për 27-vjeçarin shqiptar, pasi ai po drejtonte mjetin pa patentë dhe me shpejtësi tej normave të lejuara sipas saj, shkruan protothema.gr.

Gjithashtu nëna e viktimës ka pretenduar para trupit gjykues në Selanik se i riu shqiptar ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe pa dokumenta.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët. Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës.

Nga ana e tij shqiptari ka pranuar se ishte pa dokumenta në Greqi. Ai tha se ka ardhur në Greqi 13 vite më parë dhe se makinën me të cilën ndodhi aksidenti tragjik sapo e kishte blerë. 27-vjeçari i kërkoi falje familjes së 21-vjeçares fatkeqe, ndërkohë pritet që gjykata të marrë një vendim final për masën e sigurisë për shqiptarin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese