Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi për vdekje Ruken e Burrelit në qytet, zgjat shumë pak arratia e shoferit, arrestohet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje Ruken e Burrelit në qytet, zgjat shumë

Shoferi që aksidentoi për vdekje ditën e sotme në Burrel 59-vjeçarin Haqif Ruke është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë.

Ai është Jurgent Gjinaj, arratia e të cilit ka zgjatur vetëm për pak orë. Sot ai përplasi endacakun e njohur në qytetin e Burrelit dhe u largua nga vendngjarja.

Viktima ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi pasi ka qenë me shpejtësi të lartë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.