Pak orë pas ngjarjes tragjike të natës së mbrëmshme, ku një person humbi jetën si pasojë e përplasjes së tij nga një makinë, policia ka mundur të arrestojë shoferin që drejtonte mjetin.
Sipas policisë, ai është Drilon Ymeri 26 vjec banues në Lezhë.
Mësohet se teksa drejtonte mjetin e tij luksoz, tip “Porsche”, Ymeri përplasi për vdekje këmbësorin me inicialet L.J 50 vjeç në aksin rrugor Fushë Krujë –Mamurras mbrëmë rreth orës 23.30.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.