Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin 55 vjeç, arrestohet shoferja 31 vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin 55
Foto ilustruese

Një 31 vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia pasi pasditen e djeshme ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur në Qerek të Krujës pasditen e djeshme, ndërsa shoferja është shoqëruar fillimisht në Komisariat deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, e më pas është arrestuar në kushtet e flagrancës.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll