Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi për vdekje 66 vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Durrës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje 66 vjeçarin dhe u largua, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Agim Zeqiri, pasi ka përplasur me makinë duke e lënë të vdekur 66-vjeçarin në Durrës një ditë më parë.  Pas aksidenit 64 vjeçari  është larguar nga vendngjarja duke lënë të pajetë në rrugë shtetasin 66 vjeçarin.

Njoftimi  i Policisë:

DVP Durrës/Zbardhen dhe dokumentohen ligjërisht, rrethanat e aksidentit rrugor të ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Jubë, ku humbi jetën një 66-vjeçar.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në fshatin Jubë, shtetasi Q. T., 66 vjeç, humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit që i doli nga rruga dhe për pasojë, 66-vjeçari humbi jetën, ju bëjmë me dije se:

Grupi hetimor ka iniciuar menjëherë veprimet proceduralo-hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të aksidentit. Ka rezultuar se shkak për daljen nga rruga të motomjetit që drejtohej nga shtetasi Q. T., ka qenë përplasja nga automjeti me drejtues shtetasin A. Z., i cili është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit A. Z., 64 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu