Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi për vdekje 45-vjeçarin në aksin Laç-Mamurras, arrestohet shoferi, ja pse u largua nga vendngjarja (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje 45-vjeçarin në aksin

Ka rënë në prangat e policisë, Agis Vathi, i cili përplasi për vdekje me makinën e tij në aksin Laç-Mamurras, 45-vjeçarin, Besim Selimi.

Vathi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Mësohet se para uniformës blu ai është shprehur se është larguar, pasi kishte frikë nga një përplasje mes familjes së viktimave, të cilët e kishin shtëpinë pranë vendin ku ndodhi edhe aksidenti tragjik.

“Në vijim të informacionit paraprak, ju bëjmë me dije se drejtuesi i mjeti tip “Benz” shtetasi A.V.,i cili ishte larguar nga vendngjarja është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia.

Kujtojmë që pak momente më parë është shënuar aksidenti i rëndë ku Vathi me makinën e tij tip “Benz” ka përplasur për vdekje Besim Selimin. Makina e autorit pas aksidentit të rëndë ka përfunduar në kanal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll