Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi për vdekje 39 vjeçarin dhe u largua, Policia gjen shoferin dhe e arreston (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje 39 vjeçarin dhe u largua, Policia gjen

Ilia Vreto, shoferi i mjetit që përplasi këmbësorin mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. 49 vjeçari u largua menjëherë nga vendngjarja, për të humbur gjurmët.

Këmbësori Olger Zhuri, 39 vjeç, ka marrë plagë të rënda nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë në spital.

"Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë", njofton Policia e Korçës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll