
Pas aksidentit në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, i cili rezultoi fatal për një 25 vjeçar ditën e djeshme, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.H., 28 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç.
Njoftimi policisë:
Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.