Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi për vdekje 10-vjeçaren në Bulqizë, arrestohet 32-vjeçari, Policia: Ishte i dehur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi për vdekje 10-vjeçaren në Bulqizë,

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin në Bulqizë, i cili përplasi për vdekje një 10-vjeçare dhe një 57-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në pranga ka rënë Nel Shyti, i cili mësohet se ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.

Fatkeqësisht 10-vjeçarja Brunilda Cami ndërroi jetë pas aksidentit, Shqipe Shyti ndodhet e plagosur në spital.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me  datë 18.04.2021,  në hyrje  të qytetit të Ri – Bulqizë,  duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur,  ka  humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll