Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi me makinë policin te vijat e bardha në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi me makinë policin te vijat e bardha në Durrës,

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për drejtuesin e makinës që përplasi efektivin e policisë në Durrës, teksa po kalonte në vijat e bardha.

Antonio Frroku përplasi me makinë te vijat e bardha efektivin e policisë më datë 30 nëntor, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë në Durrës.

Pas përplasjes, efektivi i policisë, Mariglen Allka u transportua në spital, ku mori ndihmë mjekësore. Polici i aksidentuar u vizitua, të nesërmen e ngjarjes, në spital dhe nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili kërkoi të rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Frroku dyshohet për kryerjen e vepres penale të parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Nëse ai gjendet fajtor për këtë akuzë që konsiston në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese