Hapësire reklamuese

Rajoni

Përplasi me makinë efektivin dhe u largua nga vendngjarja, Policia shpall në kërkim 41-vjeçarin (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku një person ka përplasur një efektiv policie dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vitmoricën e Pejës, ku shoferi ka përplasur një efektiv policie. Bëhet me dije se autori është Driton (Muharrem) Podrimqaku, 41 vjeç.

Mësohet se fatmirsisht polici ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.04.04.2021-17:50. Gjatë veprimeve hetimore policia në teren, kane operuar me qëllim të sigurimit të provave materiale për arrestimin e një të dyshuari mashkull kosovar .

I dyshuari me automjetin e tij nis vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policor dhe e godet me automjet njërin prej zyrtarëve policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtarit iu është ofruar tretman mjekësor.

Nga ana e policisë është bëre bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili gjendet ne arrati. Me konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, shkruan policia në njoftimin e saj zyrtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu