Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi me makinë 70-vjeçaren, prangoset shoferi në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
Përplasi me makinë 70-vjeçaren, prangoset shoferi në

Policia ka arrestuar këtë të dielë një 60-vjeçar në Dibër, pasi ka përplsur një këmbësore.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari me iniciale I.H, përplasi me një makinë tip” Benz”, këmbësoren 70-vjeçare me iniciale S.T e cila është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Dibër/Aksidentoi një këmbësore, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Me datë 04.06.2023, qytetin e Peshkopisë, shtetasi I.H., 70 vjeç, duke drejtuar një automjet tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasen S.T., këmbësore, e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i shtetasit I.H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll