Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasi dy këmbësorët pranë Kryeministrisë, arrestohet shoferi problematik (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21 vjeçarin Jorgaq Thengjillin, shoferi i cili aksidentoi këtë të dielë dy të rinj pranë Kryeministrisë.

Ky shtetas teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësorët, shtetasit D. K., dhe K. D. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.  Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se Thengjilli iu nënshtrua dhe testit të alkoolit nga i cili rezultoi se gjatë momentit të aksidentit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe as nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Ndër të tjera mësohet se ky shtetas është ndëshkuar më herët për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike. Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara", thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mesditën e kësaj të diele pranë Kryeministrisë, në Tiranë. Automjeti “Mercedes Benz”, përplasi çiftin e të rinjve, ndërsa u bë me dije se njeri nga të rinjtë, vajza  iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Traumës. Fatmirësisht me të ndodhur aksidenti një mjek rastiti në vendin e ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë dy të rinjve.

PAmje nga aksidenti PAmje nga aksidenti

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese