Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasi çiftin dhe fëmijën 3-muajsh, KUSH është Ajas Sulejmani, në kërkim nga SHBA për trafikim droge  

Shkruar nga Newsbomb

Ajas (Ilir) Sulejmani është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në “rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sulejmani pas aksidentit u arratis. Mirëpo burime për media bëjnë me dije se Ajas (Ilir) Sulejmani është një emër i njohur për policinë.

Ai është në kërkim nga autoritetet DuPage County e SHBA për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike.

“Sulejmani është 81 kg, me flokë kafe dhe sy kafe. Data e lindjes së tij është 28 tetor 1983” shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë që 39-vjeçari përplasi në vijat e bardha fëmijën 3 muajsh dhe prindërit e tij, ndërsa u arratis nga vendi i ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll