Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Përplasi 6-vjeçarin në Tiranë, arrestohet shoferja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme paneale.

Policia ka njoftuar se është arrestuar 55-vjeçarja, e cila ditën e djeshme ka përplasur një fëmijë 6-vjeç, i cili ndodhej në trotuar.

Gjitashtu policia njofton se mbrëmjen e djeshme në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në pranga kanë rënë edhe 6 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 19 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular nga mjeti i shtetasit I. Sh.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u ndaluan shtetasit M. M., 30 vjeç dhe L. C., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” pasi kanë vjedhur disa bateri nga centrali i një kompanie interneti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. P., 55 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D., 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

L. M., 47 vjeç dhe L. T., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

A. D., 28 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B. R., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 22.03.2021, në rrugën Tiranë – Ndroq,  në ambientet e firmës në pronësi të shtetasit H. B., gjatë natës janë vjedhur një sasi e konsiderueshme prizash elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Më shumë

spot_img
spot_img