Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Përplaset nga rruli në “Bypass”-in e Fierit, humb jetën punëtori 18-vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

94d6c241eb0215ef020e81cf353cb00b

Një punonjës në “bypass”-in e Fierit ka humbur jetën ditën e sotme pasi është goditur nga një mjet i tonazhit të rëndë i drejtuar nga një tjetër punëtor.

Ngjarja e rëndë ka nodhur ditën e sotme rreth orës 16:15 pranë fshatit Pojan.

“Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj,” bën me dije policia e Fierit.

Më shumë

spot_img